All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Trump premtim amerikanëve: Do ju rikthejmë vendet e punës shumë shpejt

Trump premtim amerikanëve: Do ju rikthejmë vendet e punës
All - Paragraf - 1

Rreth 20.5 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës gjatë prillit prej pandemisë por Presidenti i tyre, Donald Trump ka bërë një premtim se do ua rikthejë mbrapsht shumë shpejt.

All - Paragraf - 3

Ai u zotua se të gjithë amerikanët që kanë humbur punën do të rikthehen pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë atë që do të vijë, madje më të mirin që mund të ketë.

"Do rimerrni mprapsht punët tuaja. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe," u zotua Presidenti Trump për kanalin Fox News. Ndërkohë, një anëtar i stafit të Zëvendës Presidentit rezultoi me koronavirus, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë të Premten, transmeton Washington Post.

Në total janë 33 milionë amerikanë që kanë humbur vendet e punës dhe brenda prillit humbi rritja e një dekade të SHBA. Po ashtu një papunësi e tillë nuk ishte regjistruar prej ‘Depresionit të Madh’ të fillimit të viteve ’30.

Të fundit