Flash News

KRYESORE

Trump premtoi kurë për COVID-in deri në fund të vitit, Fauci: Autorizimi i një vaksine eksperimentale, i dëmshëm

Trump premtoi kurë për COVID-in deri në fund të vitit,

Eksperti amerikan  për sëmundjet infektive Anthony Fauci, paralajmëroi të hënën se autorizimi i nxituar i një vaksine të mundshme kundra koronavirusit, mund të dëmtojë përpjekjet për të zhvilluar vaksina të tjera, është shprehur Fauci për Reuters.

Komentet e tij vijnë pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë ngritur mundësinë e një autorizimi të shpejtë të një vaksine që po eksperimentohet nga një agjensi amerikane  para se të përfundojnë të gjitha fazat e procesit.

Presidenti Donald Trump ka premtuar se një vaksinë do të ishte në dispozicion deri në fund të vitit, megjithëse vaksinologët  thanë për CNN se afati kohor është jorealist.  Pavarësisht se Trump ka komentuar se një vaksinë mund të jetë e gatshme "shumë më shpejt" sesa fundi i vitit, një zyrtar i lartë i administratës tha që afati kohor për një vaksinë mbetet i njëjtë, pra vaksina pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

"Për mua, është absolutisht parësore që t’ju tregojnë përfundimisht se një vaksinë është e sigurt dhe efektive," i tha Fauci Reuters.

Një sondazh i CNN në maj zbuloi se një e treta e amerikanëve  nuk do të përpiqen të vaksinohen kundër Covid-19, edhe nëse vaksina është gjerësisht e disponueshme dhe me kosto të ulët.

Të fundit