Flash News

KRYESORE

Trump pritet të lejë spitalin: Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë, mos kini frikë nga Covid19

Trump pritet të lejë spitalin: Ndihem më mirë sesa 20 vjet

Presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të lejë spitalin ‘Walter Reed’ pasi u shtrua për trajtim mjekësor për shkak se u infektua me covid-19.

Në një status në rrjetet sociale, Trump njofton se ndihet shumë mirë, madje apelon që askush të mos e lejojë covid-19 të dominojë jetën tonë.

“Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore Walter Reed sot në 6:30 pasdite. Ndiheni vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, shkruan presidenti i SHBA.

Të fundit