Flash News

KRYESORE

Trump refuzon t’i japë dorën, Nancy Pelosi gris fjalimin para Kongresit  

Trump refuzon t’i japë dorën, Nancy Pelosi gris fjalimin para

Ka kaluar me jo pak tensione fjalimi vjetor i presidentit të SHBA, Donald Trump para Kongresit, me ftesë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë fjalës së tij, Trump foli për sukseset e administratës së tij në politikën e jashtme, për çështje që janë polarizuese për publikun amerikan, si kujdesin shëndetësor, si dhe tematika të tjera që ka hasur vazhdimisht kundërshti me demokratët.

Fjalimi i tij vjen në një kohë kur Trump përballet me hetimet në Kongres për shkarkimin e tij. Ai nuk pritej ta përmendte procesin e shkarkimit, por u demonstrua në dinamikën me kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara Nancy Pelosi. Tensioni mes tyre u demonstrua kur Trump i dha kopjen e fjalimit. Në momentin që Pelosi i zgjati dorën, Trump refuzoi t’i përgjigjej.

Pelosi ndërkohë, në fund të fjalimit, në mënyrë demonstrative e grisi kopjen e saj të fjalimit prapa krahëve të Trump.

Pasi doli nga dhoma, e pyetur nga një gazetar pse e bëri këtë gjest, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve u përgjigj se “kjo ishte gjëja e duhur që mund të bëja, në krahasim me alternativat".

Të fundit