Flash News

KRYESORE

Trump s’i beson askujt, i heq certifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s

Trump s’i beson askujt, i heq certifikatën e sigurisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka hequr certifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders. Trump e akuzon Brennan se ka keqpërdorur qasjen në informacione të klasifikuara për “krijuar ndarje dhe kaos” brenda administratës së tij.

"Zoti Brennan kohët e fundit ka shfrytëzuar statusin e tij si një ish-zyrtar i lartë, me qasje në informacione shumë të ndjeshme për të bërë një seri pretendimesh të pabazuara. Kjo sjellje është tërësisht në kundërshtim me qasjen në sekretet më të fshehta të Kombeve dhe synon ndarje dhe kaos”, u shpreh Sarah Huckabee Sanders.

Ajo shtoi se janë duke u rishikuar edhe certifikatat e sigurisë të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të tjerë.

Kujtojmë se Brennan ka qenë një ndër kritikët ndaj sjelljeve të Trump, duke e cilësuar konferencën e përbashkët me Vladimir Putin në Finlandë, si “asgjë më pak, se sa tradhti”.

Të fundit