Flash News

KRYESORE

Trump ‘stoik’ ndaj Koresë së Veriut: Ruaji energjitë Rex, do bëjmë atë që duhet bërë!

Trump ‘stoik’ ndaj Koresë së Veriut: Ruaji energjitë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i është drejtuar sekretarit të tij, Rex Tillerson duke i thënë se po humbet kohën duke u përpjekur të negociojë me Korenë e Veriut mbi programin e tij bërthamor.

"Ruaj energjitë e tua Rex, ne do të bëjmë atë që duhet të bëhet!”, ka shkruar Trump në twitter.

Rex Tillerson u shpreh këtë të shtunë se Koreja e Veriut ishte e interesuar për të dialoguar me SHBA-në. SHBA dëshiron që Koreja e Veriut të ndalë programin e saj të armëve, për të mos kryer teste bërthamore.

Të dielën Rex diskutoi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un për programin bërthamor. "I thashë Rex Tillerson, sekretarit tonë të mrekullueshëm të shtetit, se po humbet kohën duke u përpjekur të negociojë me “Njerun e vogël Raketë”, u shpreh Trump ndër të tjera duke ironizuar kështu dhe diktatorin e Koresë së Veriut.

Të fundit