Flash News

KRYESORE

Trump sulmon publikisht senatorin republikan Mitt Romeny

Trump sulmon publikisht senatorin republikan Mitt Romeny

Presidenti Donald Trump kritikoi senatorin republikan të Utah Mitt Romney pasi ky e fundit e kundërshtoi publikisht sepse i kërkoi Ukrainës dhe Kinës që të hetojnë familjen e ish zv/presidentit Joe Biden.

Në një sulm të vrazhdë ndaj një senatori të partisë së tij, Trump shkroi në Twitter: “Mitt Romney kurrë nuk diti se si të fitonte. ai është një b...ë pompoze që më ka luftuar që nga fillimi, përveçse kur mu lut mua që ta mbështesja kur garonte për në Senat (ia dhashë mbështetjen) dhe kur mu lut mua që të bëhej sekretar i shtetit (që unë nuk ia dhashë). Është figurë e keqe për republikanët”.

Sulmi i presidentit amerikan vjen kur ndaj tij po kryhet një hetim për shkelje. Shumica e kongresmenëve republikanë kanë zgjedhur që të mos flasin , ndryshe nga vetë presidenti që u shpreh se donte që Ukraina dhe Kina të hetonin Biden dhe familjen e tij.

Të fundit