Flash News

KRYESORE

Trump u merr 'hakun' mediave, tërhiqet nga konferencat ditore në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka anuluar dje konferencën e tij të përditshme të ditës së shtunë. Në një status në Twitter ditën e shtunë, ai fajësoi mediat se nuk po bëjnë “asgjë përveç pyetjeve armiqësore”.

Cili është qëllimi i mbajtjes së konferencave të lajmeve në Shtëpinë e Bardhë kur Media nuk pyet asgjë përveç pyetjeve armiqësore, dhe më pas refuzon të raportojë me saktësi të vërtetën ose faktet. Ata marrin vlerësime rekord, dhe populli amerikan nuk merr asgjë tjetër përveç Fake News. Nuk ia vlen koha dhe përpjekja!, shkruan në twitter presidenti amerikan.

 

 

 

 

 

 

Mediat e kritikuan shumë deklaratën që Trump lëshoi të enjten, teksa sugjeroi në konferencën e lajmeve në Shtëpinë e Bardhë se dezinfektuesi mund të përdoret si një trajtim për virusin.

Sugjerimi i tij u cilësua si i rrezikshëm nga mjekët dhe prodhuesit, pasi dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten.

Konferencat e Presidentit Trump dhe task forcës së koronavirusit zgjasin rreth dy orë. Të premten, konferenca e presidentit ishte jashtëzakonisht e shkurtër, vetëm mbi 20 minuta dhe ai nuk mori asnjë pyetje nga media.

Tërheqja nga konferencat ishte diçka që pritej edhe më parë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se sepse sondazhet sugjerojnë se daljet para Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë forcuar popullaritetin e presidentit në mesin e votuesve.

Të fundit