Flash News

KRYESORE

Trump vendos një rregull të ri për shtetësinë amerikane, preken të varfrit

Trump vendos një rregull të ri për shtetësinë

SHBA-ka në plan që të aplikojë një rregull të ri nga tetori për marrjen e shtetësisë amerikane, nga ku do të goditen personat me të ardhura të pakta.  Agjencia e lajmeve Reuters raporton se rregulli është nxitur nga ndihmësi i Trump-it për çështjet e emigrimit, Stephen Miller.

Aplikimet për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret standarde të mirëqenies, apo që marrin asistencë sociale nga shteti do të refuzohen në bazë të rregullit të ri.

Shtetësia amerikane do të merret nga të gjithë ata, që mund të përballojnë vetë shpenzimet dhe nuk varen nga burimet publike por nga burimet tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, sponsorë, dhe organizata private”, është thënë në Regjistrin Federal.

Sipas analistëve në SHBA, ky rregull i ri është përpjekje për të ndalur emigrimin ilegal, pa bërë ndryshime në ligjin amerikan përmes Kongresit. Ai është bazuar në Aktin për Emigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon qeverisë amerikane që të refuzojë viza për çdo individ që ka mund të kthehet në përgjegjësi publike.

Të fundit