Flash News

KRYESORE

Trump-Zelensky/ Informatori që zbuloi telefonatën e presidentit amerikan është agjent i CIA

Trump-Zelensky/ Informatori që zbuloi telefonatën e presidentit

Sipas mediave amerikane, informatori, ankesa e të cilit ka çuar në ndërmarrjen e një procedure shkarkimi ndaj Presidentit Donald Trump është një oficer i CIA-s.

Oficeri pa emër dikur punonte në Shtëpinë e Bardhë, thotë BBC duke cituar burime amerikane.

Informatori thotë që zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u përpoqën të “bllokonin” të gjitha detajet e një telefonate midis Trump dhe presidentit të Ukrainës. Trump kërkoi të dijë se kush i dha këtij personi informacionin , duke thënë se burimi ishte “një spiun”.

Presidenti amerikan Donald Trump në telefonatën e 25 korrikut e shtyu Volodymyr Zelenskyn të hetojë rivalin e tij kryesor demokrat, Joe Biden.

Sipas ankesës së lëshuar të enjten transkripti i thirrjes nuk ishte ruajtur në sistemin e zakonshëm kompjuterik, por në një sistem të veçantë të përdorur për informacion të klasifikuar.

Presidenti Trump akuzohet nga demokratët se ka kërkuar të njollosë kundërshtarin e tij duke kërkuar ndërhyrje të huaj, dhe se ka përdorur ndihmën ushtarake për Ukrainën si një mjet bisedimesh.

Nga ana e tij, presidenti amerikan i ka mohuar këto akuza duke i konsideruar si ‘mashtrim’ dhe ‘një tjetër gjueti shtrigash’.

Ai nuk e mohoi se kishte bllokuar 400 milion dollarë si ndihmë ushtarake për Ukrainën, por sipas tij, kjo nuk kishte si qëllim presionin ndaj Zelenskyt.

Të fundit