Flash News

KRYESORE

Trump zyrtarisht rikandidad për Shtëpinë e Bardhë: Biden do të shkatërrojë gjithcka

Trump zyrtarisht rikandidad për Shtëpinë e Bardhë: Biden do

Në një nga fjalimet më të gjata të mbajtura ndonjëherë ne historinë e pranimit të Kongresit, Trump, pranoi zyrtarisht emërimin nga republikanët për të rikandiduar si president i Shtëpisë së Bardhë përballë Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Duke folur nga  kopshti i Shtëpisë së Bardhë, Trump, shoqërohej nga familja e tij dhe shumë miq të tjerë, ndërkohë që ky i fundit mbante fjalimin e tij.

Fjalimin dhe situatën e krijuar duke mburrur presidencën e tij, media të ndryshme vlerësojnë se rezultati ishte një botë e krijuar enkas për syrin e medias pasi cështja kryesore që shqetëson gjithë botën, koronavirusi, ishte zbehur plotësisht në fjalimin e tij.

Jashtë portave të fortifikuara të Shtëpisë së Bardhë, gjërat duken ndryshe.

Megjithatë, në fjalën e tij, Trump në thelb u kërkoi qytetarëve amerikanë të besojnë se çfarë ai u ofronte në vend të realitetit që po jetojnë.

Ai shpalli që përpjekjet e tij për të luftuar virusin ishin përqendruar në "shkencë, fakte dhe të dhëna", megjithë shembuj të shumtë sic ishte edhe turma pa maskë që ai kishte mbledhur natën e fjalimit ku imazhet tregonin një botë post-pamdemike ndërkohë që vdekjet  po ngrihen, tregojnë të kundërtën.

Nga ana tjetër ai nuk nguroi të përmendte rialin e tij Biden  duke e konsideruar atë si njeri që do të rrezikonte të ardhmen e Amerikës.

"Gjithcka që kemi arritur deri më tani është në rrezik. Këto zgjedhje do të vendosin nëse ne do të mbrojmë mënyrën e jetesës amerikane ose do të lejojmë që një lëvizje radikale ta çmontojë plotësisht dhe shkatërrojë atë”, tha më tej Trump.

Të fundit