Flash News

KRYESORE

Trupa ushtarake në kufi? NATO hedh poshtë akuzat e Lukashenkos: Të pabaza! Jemi duke monitoruar nga afër situatën

Trupa ushtarake në kufi? NATO hedh poshtë akuzat e Lukashenkos:

NATO ka hedhur poshtë akuzat e Presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për një rritje të numrit të trupave ushtarake pranë kufirit perëndimor të vendit, me qëllim ndërhyrje në çdo rast të mundshëm.

Sipas përfaqësuesve të organizatës ushtarake,  NATO është duke monitoruar nga afër situatën pas rizgjedhjes së kontestuar të Lukashenko.

"Nuk ka rritje të trupave të NATO-s në rajon", tha zëdhënësi i NATO-s Oana Lungescu në një deklaratë.

"Prania shumëkombëshe e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës nuk është një kërcënim për asnjë vend. Është rreptësisht mbrojtës, proporcional dhe i dizajnuar për të parandaluar konfliktin dhe ruajtur paqen", vijoi më tej ai

Oana Lungescu tha se NATO po monitoronte nga afër zhvillimet në Bjellorusi, të pasuara me protesta që nga zgjedhjet e 9 gushtit, të cilat kundërshtarët e Lukashenkos i cilësojnë të manipuluara. Po ashtu, Lungescu bëri thirrje për respektimin e lirive themelore, përfshirë të drejtën për protestë paqësore.

Më herët, Lukashenko tha se tanket dhe aeroplanët e aleancës ushtarake prej 30 shtetesh ishin vendosur 15 minuta larg nga kufiri i Bjellorusisë.

Kremlin tha që Presidenti rus, Vladimir Putin, i kishte thënë Lukashenkos se Moska ishte e gatshme të ndihmonte Bjellorusinë në përputhje me një pakt ushtarak kolektiv nëse ishte e nevojshme për të përballuar presionin e jashtëm në vend.

Fqinjët perëndimorë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia janë anëtare të NATO-s. Aleanca dërgoi katër grupe beteje në këto vende dhe Estoni për të parandaluar hyrjet e mundshme ruse pas aneksimit të Krimes, në Ukrainë, nga Moska në 2014. Numri i trupave të gatshme luftarake, të drejtuara nga Britania, Kanada, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shkon rreth 5,000.

Polonia nënshkroi një pakt të përbashkët mbrojtjeje të Shtunën me vizitën e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara Mike Pompeo, mbi bazën e të cilit Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e trupave në Poloni. Marrëveshja përfshin trajnimin e forcave polake në zbulim dhe komandë, dhe një rritje të shpejtë të mundshme të pranisë së trupave amerikane atje në 20,000 në rast të një kërcënimi në rritje.

Rusia ka thënë se nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n dhe akuzon aleancën për destabilizimin e Evropës.

I pyetur nëse një takim i jashtëzakonshëm i ambasadorëve të NATO-s mund të organizohet në ditët e ardhshme për të diskutuar situatën në Bjellorusi, ambasadori i Lituanisë në aleancën me bazë në Bruksel tha se një gjë e tillë nuk është planifikuar ende.

"Nëse situata përkeqësohet, sigurisht që gjithçka është e mundur", i tha Deividas Matulionis për Reuters, duke shtuar se ishte diskutuar për një gjë të tillë, por që ende nuk është marrë një vendim.

Të fundit