Flash News

KRYESORE

Trupat izraelite vrasin katër protestues, një prej tyre në karrige me rrota (Foto)

KUJDES!!! PAMJE TË RËNDA!!!

Trupat izraelite vranë një njeri me aftësi të kufizuara që lëvizte me karrige me rrota pasi nuk kishte asnjërën prej të dyja këmbëve, ndërkohë që edhe tre palestinezë të tjerë u vranë gjatë protestave, thanë zyrtarët mjekësorë.

150 të tjerë u lënduan pasi protestat ndaj njohjes së presidentit të SHBA-ve Donald Trump të Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit hynë në javën e dytë.

I paafti Ibrahim Abu Thurayeh, 29 vjeç, u dërgua në spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës pasi u qëllua nga trupat izraelite, por u shpall më vonë i vdekur.

Abu Thurayeh, i cili kishte humbur të dyja këmbët, u qëllua përgjatë kufirit lindor të qytetit të Gazës në veri të enklavës palestineze, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Ai erdhi menjëherë pas një njeriu tjetër aty që ishte vrarë në rrethana të ngjashme, shtuan ata.

Mediat vendase njoftuan se Thurayeh humbi këmbët gjatë luftës së vitit 2014, kur Izraeli ndërhyri në Gaza, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Të fundit