Flash News

KRYESORE

Trupat kanë nisur të vijnë erë, familjarët thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Na sillni frigoriferë për arkivolet

Trupat kanë nisur të vijnë erë, familjarët thirrje

Tetë anëtarë të dy familjeve janë ekzekutuar ditën e djeshme në Selenicë nga i afërmi i tyre, Ritvan Zykaj, ndërkohë që ceremonia mortore nuk është caktuar ende pasi pritet ardhja e familjarëve të tjerë nga jashtë shtetit.

Një kushëri i viktimave, Kostandin Zykaj, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë frigoriferë dhe arkivole për trupat që ndodhen në banesa, pasi janë nxjerrë nga morgu. Sipas tij, trupat kanë filluar të vijnë erë dhe ceremonia mortore do jetë e vështirë në këto kushte.

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm Ritvan Zykajn, 24 vjeç, autor i masakrës që tronditi vendin.

Ritvan Zykaj pati bashkëpunëtor? Deklarata në polici: Komentin në ‘Facebook’ nuk e bëra unë

Të fundit