Flash News

KRYESORE

Trupi i futbollistes shqiptare u gjet në thellësinë 204 metra në liqenin e Komos

Trupi i futbollistes shqiptare, Florjana Ismaili, që u mbyt në liqenin Komos u gjet në thellësinë 204 metra.

Ajo humbi tri ditë më parë, ndërsa po lahej me shoqen e saj. Futbollistja 24 vjeçare u fut në liqen, por nuk doli më nga thellësia.

Autoritetet nisën kërkimet, por e patën të vështirë që të mund të gjenin trupin. U desh që të përdorej një robot, i cili arriti të lokalizonte trupin e viktimës, e më pas ta nxirrte atë.

Trupi i saj u gjend në thellë 204 metra thellësi nga roboti që ishte aktivizuar nga autoritetet emergjente italiane, për thellësi të madha. Trupi i 24 vjeçares u raportua në spital, ku do të kryeht autopsia.

Xherdan Shaqiri dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shprehën ngushëllimet familjes Ismajli për humbjen e të afërmes së tyre.

Të fundit