Flash News

KRYESORE

Trupi i pajetë ngec në galeri, reagon Konfederata e Sindikatave: Pronarët e minierave “vrasës” serialë falë suportit politik

Trupi i pajetë ngec në galeri, reagon Konfederata e Sindikatave:

Ditën e sotme në galerinë D në minierën e Bulqizës një minator humbi jetën si pasojë e shembjes së një shkëmbi masiv.

Pas vdekjes së 62 vjeçarit Mehdi Hidri ka reaguar dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Në një deklaratë për median, KSSH shkruan se pronaret e minierave në Bulqizë falë suportit politik po kthehen në "vrasës" serialë si dhe i kërkon Prokurorisë që të vihet në lëvizje.

Reagimi i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë:

62 vjecari, Mehdi Hidri, eshte viktima e radhes ne galerite e vdekjes ne Bulqize.

Konfederata e Sindikatave te Shqiperise i shpreh keqardhjen familjes, te afermve, e kolegeve.

Konfederata e Sindikatave denon neglizhencen e Inspektoriatit Kombetar te Punes, institucion qe duhet te shkrihet pasi ka mungese efektiviteti.

Trupi i Mehdi Hidrit ende nuk eshte nxjerre nga masivi shkembor qe i mori jeten mengjesin e sotem ne nje prej galerive te zones D ne minieren e bulqizes.

Kjo eshte deshmi e qarte se kushtet e punes dhe sigurise teknike ne minierat shqiptare jane si ne mesjete.

Ky problem nuk zgjidhet me videokonferenca ku pjesemarres jane hajdute me cizme, por me masa ndeshkimore drastike ndaj pronareve te galerive qe jane kthyer ne vrases serial dhe institucioneve qe duhet te monitorojne punen e tyre.

Vdekjet e minatoreve jane te perjavshme, ku pa u mbyllur plaget e nje tragjedietragjedie, nentoka shkakton tragjedine e radhes.

Kromi do duhej te ishte bekimi i Bulqizes, por fale politikes dhe zarave te saj u kthye ne mallkimin e kesaj zone.

Sa here ka tragjedi te tilla ata perfaqesuesit e simbolit te tepsise qe "luftojne" per statuesin e minatorit kur jane ne opozite, per cudi nuk u degjohet zeri, e ferkojne duart qe tragjedia e radhes nuk rastisi ne galerite e tyre.

Jetet e minatoreve mund te ishin shpetuar nese minierat do zbatonin kushtet e sigurise teknike.

Pronaret e galerive te vdekjes me suportin e politikes po i shpetojne drejtesise.

KSSH i ben apel Prokurorise te nise hetimet per vdekjet ne minierat e Bulqizes.

Durimit te minatoreve po i vjen fundi, e pasojat do jene te renda per te gjithe ata shkaktare te tragjedive ne minierat e vendit.

 

 

 

 

 

Të fundit