KRYESORE

Trupi i pajetë në brigjet italiane nuk mund të jetë i avokatit Besnik Muço, dalin detajet

Mediet italiane japin detaje për trupin e gjetur n brigjet e Italisë i  cili dyshohet se ishte ai i avokatit të zhdukur shqiptar Besnik Muço. Sipas tyre, trupi mund të mos jetë i avokatit shqiptar të zhdukur disa javë më parë.

Mediet deklarojnë se pas verifikimeve paraprake, trupi i gjetur ka një protezë në këmbë, detaj të cilin familjarët e Muçës nuk pohojnë ta ketë pasur. Një detaj tjetër i cili ngjall dyshimin se ky nuk është trupi i Avokatit shqiptarë është dhe dekompozimi i trupit.  

Megjithatë do pritet deri në zbardhjen e analizave të ADN-së për të pasur një deklaratë zyrtare.

Në Shqipëri po hetohet për një rrëmbim të mundshëm pas denoncimit të vëllait të Besnik Muço.

 

Të fundit