Flash News

KRYESORE

“Truri dhe trupi janë jashtë funksionit", flet mjeku i 10 vjeçares së aksidentuar mbrëmë

“Truri dhe trupi janë jashtë funksionit", flet mjeku i 10

Mbrëmjen e djeshme, tre anëtarë të një familje kanë humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Makina me të çilën udhëtonin burrë e grua së bashku me tre fëmijët e tyre është përplasur me një fuoristradë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në Velipojë, në zonën e plazhit. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën kryefamiljari Edmond Preka dhe dy fëmijët e tij, 9 muajsh dhe 5 vjeç, ndërsa vajza tjetër e çiftit ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërsa mësohet se gruaja Evisa ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

“Vajza e mitur ndodhet në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Truri dhe trupi i saj janë jashtë funksionit. Nuk është e gatshme për t’u transportuar në Tiranë, nuk mund të rezistojë. Po mbahet në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave”, është shprehur mjeku i urgjençës në Shkodër.

Të fundit