Flash News

KRYESORE

“Truri” i bandës së Shijakut thërret në gjykatë: Rroftë Dako e PS, aty i qaj hallet

“Truri” i bandës së Shijakut thërret në

I cilësuar si “truri” i grupit të Shijakut, i arrestuar në operacionin e bujshëm “Volvo 4” pak ditë më parë, Astrit Avdylaj ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij në seancën gjyqësore te Apeli i Krimeve të Rënda .

“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”, mësohet të ketë thirrur Avdylaj gjatë seancë, i cili ka apeluar vendimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Po ashtu, ai është shprehur se Ndokat i ka miq dhe se i ka njohur në burg.

Astrit Avdyli akuzohet se bashkë me anëtarë të tjerë të grupit në Shijak janë të përfshirë në fushatën zgjedhore, por edhe në punësimet në zonë.

Kujtojmë se së fundmi, u publikua një tjetër përgjim i kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me anëtarin e bandës së dyshuar të Shijakut, Altin Avdyli, Alias Niçja.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin, dhe i premton se do t’i zgjidhë diçka, prandaj nuk duhet të merakoset. Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta.

Të fundit