Flash News

KRYESORE

Truri, organi që ‘vuan’ më shumë dehidratimin. Si ndikon mungesa e ujit në gjendjen shpirtërore

Truri, organi që ‘vuan’ më shumë dehidratimin. Si

Truri ynë është i përbërë në 75 përqind ujë. Çfarë ndodh nëse nuk marrim ujë mjaftueshëm? E para gjë që mund të themi është se truri tkurret, por cila është pasoja e saj?

Në Los Angelos dhe Manhatan u bë një lloj prove me fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç. Ata shkuan në shkollë të dehidratuar, gjë që solli ulje të performancës së tyre mësimore. Ndërsa disa të tjera konsumuan mjaftueshëm.

Studiuesit dolën në përfundimin se këto rezultate tregojnë që edhe fëmijët në një gjendje dehidratimi të lehtë, mund të përfitojnë nga pirja më e madhe e ujit dhe të përmirësojnë performancën e tyre konjitive, shkruan living. Në momentin që ata konsumuan ujë e ndjenë menjëherë gjallërinë e organizmit.

Pasojat e dehidratimit janë të pranishme në gjendjen tonë shpirtërore. Nëse konsumojmë pak ujë ose lëngje të tjera jemi më të përgjumur dhe të lodhur, ulet energjia, rritet konfuzioni. Madje studimet thonë se ndiejmë më tepër mërzitje madje edhe irritim.

Një fakt tjetër me interes për ujin e ftohtë.

Ai përthithet rreth 20 për qind më shpejt sesa uji me temperaturë ambienti.

Më e mira që mund t’i bëni trupit tuaj është që të konsumoni sa më shumë ujë, pasi asnjëherë nuk bën dëm.

Të fundit