Flash News

KRYESORE

Tryeza për artin/ Gjekmarkaj: Kjo lëvizje të shërbejë për emancipimin, jo vetëm për ndryshimin e qeverisë

Tryeza për artin/ Gjekmarkaj: Kjo lëvizje të shërbejë

Analisti Agron Gjekmarkaj kërkon që lëvizja e nisur me mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, të shërbejë për emancipimin e shoqërisë, jo thjesht për ndryshimin e qeverisë. Në takimin “Arti në mbrojtje të demokracisë” që po organizohet nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Gjekmarkaj theksoi se në Shqipëri janë banditët që marrin vendime për intelektualët dhe jo e kundërta.

“Jemi ndoshta i vetmi vend në Evropë kur sharlatantët dhe banditët marrin vendim për intelektualët dhe jo e kundërta. Kjo lëvizje duhet të shërbejë si lëvizje emancipuese, jo thjesht për të ndryshuar qeverinë, por sistemin dhe mënyrën se si do të jetojmë në këtë vend”, tha Agron Gjekmarkaj.

Në tryezën e organizuar sot, intelektualët kanë bërë gjithashtu thirrje për ndryshimin e kodit zgjedhor për të çliruar Shqipërinë nga kapja nga krimi dhe oligarkët.

Gazetarja i kujton zyrtarëve të PD: Strategjinë e kulturës e latë në sirtar. Koha që të depolitizohen institucionet

Të fundit