Flash News

KRYESORE

Tryeza për paketën anti-shpifje, gazetari: Gjatë këtyre 6 viteve më hoqën nga puna se nuk ndoqa vijën editoriale

Gazetari Spartak Koka ka treguar se gjatë këtyre 6 viteve të fundit është shkarkuar nga puna pasi sipas tij nuk ka respektuar vijën editoriale.

“Vij si reporter dhe si person që 6 vitet e kësaj qeverie jam hequr nga puna si pasojë e mos mbajtjes së vijës editoriale. Këtu ka njerëz që i kanë dhënë një ndihmesë kësaj qeverie disa vite më parë, por shpresoj të kenë reflektuar e të vijnë si njerëz me qasje ndryshe në një medium të ri”, tha gazetari në tryezën e organizuar nga PD me përfaqësues të medias për paketën e propozuar nga qeveria ‘anti-shpifje’.

Gazetari ka ngritur edhe një tjetër shqetësim duke u ndalur te roli i ERTV-së.

“Ka tre mundësi për kontrollin e medias online pa patur nevojë për qeveri, nga FB me rregullat e veta, youtube me rregullat e reja.

Dalim te ERTV, i cili ka në pronësi kontektin video, pra nesër Ramës i lind dëshira të mos ketë më një fjalë që e ka thënë vite më parë dhe me këtë opsion mundet që secilit prej mediave online që u ka lënë mundësinë ta përdorë sot, nesër të mos ketë ta drejtë ta ketë më në platformat e tyre. Duhet të kishim qasje ndryshe juridike. Ne nuk kemi akses ne kryeministri, ministri dhe institucione.

Pas tërmetit një zv/drejtor policie ndalonte gazetaret përtej shiritit te sigurisë ndërsa përfaqësues te qeverise hynin dhe filmonin pa asnjë problem. Gazetarët respektonin shiritin e sigurisë, politikanët me ekipin e tyre hynin brenda dhe bënin propagandën e tyre sa më të besueshme”, tha Koka.

Të fundit