Flash News

KRYESORE

Tryezë për marrëveshje? Pas Ramës, Basha i bën thirrje kryeministrit: Do marrësh përgjigjen e merituar nga opozita!

Tryezë për marrëveshje? Pas Ramës, Basha i bën thirrje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë shpeshherë thirrje kryetarit të opozitës Lulzim Basha për të arritur në një marrëveshje për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

I pyetur nga gazetarët nëse mund të arrihet një marrëveshjeje mes Ramës e Bashës, siç ka ndodhur më herët, kryetari i PD-së shprehet i vendosur në qëndrimin e tij për të mos u bërë palë me Ramën në shkeljen e kushtetutës. Basha i bën thirrje Ramës që të rikthehet te kushtetuta dhe të heqë dorë nga shkelja. Sipas Bashës, zbatimi i ligjit s'ka nevojë për tryezë. 

“Komunikimi mes PD-së dhe PS-së është zhvilluar në mënyrë  institucionale. Çdo gjë do të zhvillohet përmes kushtetutës. Marrëveshje jashtë kushtetutës nuk do të ketë. Shkelja e saj është shkelja më e rëndë që një politikan mund të bëjë. Thirrja ime ndaj Edi Ramës është rikthimi te gërma e kushtetutës dhe heqja dorë nga shkelja. Kjo s’ka nevojë për tryezë. Reforma në drejtësi është në kushtetutë. Kurrë nuk bashkohem me Ramën për shkeljen e kushtetutës. Nëse ai e bën i vetëm, do të ketë përgjigjen e merituar nga opozita”, u shpreh Basha.

Të fundit