Flash News

KRYESORE

Tsipras i vë kusht Shqipërisë për integrimin në BE: Ia kam shpjeguar edhe Edi Ramës

Tsipras i vë kusht Shqipërisë për integrimin në BE: Ia

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras flet për marrëdhëniet me shtetet fqinje, konkretisht edhe me Shqipërinë.

Në një intervistë për “Financial Times”, Tsipras është shprehur i qartë se Tirana zyrtare duhet të  mbrojë më shumë të drejtat e grekëve etnikë ose ndryshe rruga drejt anëtarësimit në BE do të jetë e mbyllur.

“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet për të drejtat e njeriut, Greqia dhe unë personalisht, do të mbështesim një vendim të mundshëm në qershor për çeljen e negociatave për dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut së bashku. Por ne nuk do të rrezikojmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, nëse ky vend ka arritur progresin e duhur. Kjo do të ishte e padrejtë!”.

Tsipras ka theksuar po ashtu se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacionin e lektorit, duke treguar fuqinë apo duke përcaktuar kushte të ngurta për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Ndërkohë që ka theksuar se “popujt e Ballkanit kanë nevojë për një nxitje të realizimit të reformave”.

Të fundit