Flash News

KRYESORE

Tsipras nuk erdhi, Rama poston foto nga Korça

Për Pashkët Ortodokse kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras, kishin rakorduar paraprakisht për t’i kaluar së bashku në qytetin e Korçës ku me shumë gjasë do të vuloseshin edhe negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Bisedimet mes dy vendeve nuk ecën siç ishte parashikuar dhe për këtë shkak vizita e kryeministrit grek në vendin tonë u shty.

Por pavarësisht kësaj, Rama nuk ka dashur të largohet nga Korça. Pikërisht urimin e tij për Pashkët, kreu i qeverisë e ka bërë përmes një fotografie nga ceremonia e mbrëmshme në kishën e Korçës.

Të fundit