Flash News

KRYESORE

Tsipras për marrëveshjen me Shqipërinë: Më e vështirë se me Maqedoninë, çelja e negociatave s’varet nga ne

Tsipras për marrëveshjen me Shqipërinë: Më e

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka folur për marrëveshjen me Shqipërinë. Gjatë një konference shtypi në Sofje, Tsipras deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë po vijon, por është një çështje që i ka marrë shumë kohë.

“Nëse Shqipëria merr dritën jeshile për çeljen e negociatave, kjo është një procedurë që nuk varet vetëm nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë. Është një çështje e rajonit dhe më gjerë. Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje që janë të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi ende në gjendje lufte. Është çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimin i të drejtave të minoritetit grek. Jemi në rrugë shumë të mbarë, nuk dua të them i sigurt, por jam shumë optimist se do të kemi zhvillime pozitive për këto çështje brenda Qershorit”, u shpreh kryeministri grek, Aleksis Tsipras.

Të fundit