Flash News

KRYESORE

T`u bërtasësh fëmijëve ndikon negatvisht në mirëqenien e tyre, prindërit duhet të bëjnë kujdes

T`u bërtasësh fëmijëve ndikon negatvisht në

Të qënit prind është një ndjenjë shumë e bukur që kërkon përgjegjësi. Fëmijët kanë nevojë gjatë gjithë kohës për kujdesin dhe këshillat e një prindi. Por ata ndonjëherë bëjnë gjëra në kokën e tyre dhe gabojnë. Sigurisht që edhe prindërit ndonjëherë gabojnë kur ju bërtasin fëmijëve në vend që t’i tregojnë pse ishte i gabuar veprimi i tyre. Më poshtë mund të lexoni disa pasoja të rënda që i shkaktoni fëmijës tuaj nëse bërtisni.

Fëmijët do izolohen dhe do kenë frikë

Kur prindërit u bërtasin vazhdimisht fëmijëve, shkaktojnë trauma psikologjike tek ta. Kur një prind i bërtet fëmijës, truri i tij çliron “biochemicals”, një hormon që ndikon negativisht në zhvillimin e tyre.

Nuk duan të komunikojnë

Të qenit agresiv ndaj fëmijëve, nxit te ata ndjenjën e frikës dhe turpit, duke i bërë ata jo socialë.

Do të bëhen agresivë

Rreth 98% e të burgosurve janë dhunuar në fëmijëri, si pasojë ata janë bërë të dhunshëm.

Të fundit