Flash News

KRYESORE

"T’u heqim pak pushtetin kryetarëve të partive",  Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik: Pse nevojiten listat e hapura

"T’u heqim pak pushtetin kryetarëve të partive",

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore, bashkëkryetarja e Komisionit të kësaj reforme Rudina Hajdari, tha se në tryezë nuk është përjashtuar mundësia e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Ajo shtoi se me rëndësi janë listat e hapura, që sipas saj u heqin pak pushtetin krerëve të partive. Sipas saj takimi ishte i suksesshëm dhe takimet mbi këtë çështje do shpeshtohen pasi duhet punë intensive.

“Ne duhet të kemi një produkt që të jetë dakordësuar nga të gjitha palët. Është një marrëveshje që duhet të ndodhë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, duke iu dhënë shans shqiptarëve të kenë lista të hapura, që ata të votojnë ata që duan, dhe për t’u hequr pak pushtetin krerëve të partive.

Mendoj që hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive. Takimi ishte i suksesshëm, përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë. Ju garantoj që tani e tutje do vazhdojmë të takohemi, mbase edhe përditë, pasi duhet bërë një punë shumë intensive”, tha Hajdari.

Të fundit