Flash News

KRYESORE

Tubimi anti-Basha, reagon shkrimtarja Flutura Açka: Ish-Lubia e PD-së nuk u ngop kurrë

Tubimi anti-Basha, reagon shkrimtarja Flutura Açka: Ish-Lubia e

Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar pas takimit të një dite më parë të kritikëve të Lulzim Bashës në Akademinë e Arteve të cilët bënë thirrje demokratëve të bojkotojnë zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Përmes një statusi në rrjetet sociale Açka shkruan për një ish-zyrtar të PD të cilin e quan ish-Lubi.

Sipas Açkës zyrtari ka patur arë me kanabis në Lazarat vila jashtë Tirane dhe në Francë të cilën e ka mobiluar falas me kamionë nga Shqipëria.

Po ashtu Açka i bën thirrje demokratit Astrit Patozi të qëndrojë larg njerëzve të tillë nëse mendon se e drejta është me të.

 Sa për kandidatin pë kryetar të PD, Lulzim Basha shkrimtarja shkruan: Mjafton të di që ka ngrënë aq bukë holandeze, mes një kombi me ligje, etikë dhe liri, sa sado politikan të keq ta ketë bërë balta shqiptare, mishin do t'ia hajë, por kockat do t'ia ruajë të paktën, PD-së.

Reagimi i Açkës:

Gjëja e fundit që më dokëndis në Shqipëri, janë partitë, si të gjjtha gjërat që ndajnë. Part-Pjesë. Nuk shqetësohem as kush do ta drejtojë PD- tash e tutje, por ama të shihja dje tek klithte njëri ish-lubi e PD-së, të vjen keq për degradimin e kampit opozitar. Ai Lubia* nuk u ngop kurrë nga PD, përveç arës me kanabis të njohur si e tij në Lazarat, përveç vilave jashtë Tirane dhe vilës së fshehtë në Francë, edhe mobilimin e së cilës e bëri falas me kamionë nga Shqipëria, edhe tavolinën e zyrës së tij e vodhi. Shkoni te vila e tij se do ta gjeni atje. E nxorri jashtë përdorimj si "komuniste", e çoi ne bodrum te zyrave shtetërore, dhe nga atje drejt e te vila e tij. 

Zoti Patozi, për të cilin kam një stimë të veçantë dhe është një djalë që I duhet shumë PD-së, do të bënte mirë të rrinte ca më larg të tillëve nëse mendon se e drejta është me të.

Dhe sa për Bashën, me mjafton të di që ka ngrënë aq bukë holandeze, mes një kombi me ligje, etikë dhe liri, sa sado politikan të keq ta ketë bërë balta shqiptare, mishin do t'ia hajë, por kockat do t'ia ruajë të paktën, PD-së.

* Sqarim për Lubinë: Nuk është një emër, por fenomen. Në kohën e pushtetit të PD-së, Lubia e kishte kollaren prej sateni, në pushtetin tani e ka prej mëndafshi...

 

 

 

Të fundit