Flash News

KRYESORE

Tubimi i Metës më 2 mars/ Sali Berisha, të njëjtën gjuhë si Presidenti: Rama po bën grusht shteti

Tubimi i Metës më 2 mars/ Sali Berisha, të njëjtën

Ish-Kryeministri i vendit, njëherazi lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve që të dalin të gjithë në bulevard më 2 mars në mbështetje të Presidentit Ilir Meta.

Berisha, në një intervistë të dhënë, ka përdorur të njëjtën gjuhë si ish-aleati i tij në qeverisjen 2009-2013, kur e ka quajtur ‘grusht shteti’ atë që po bën mazhoranca për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ish-Kryeministri thotë se narko-diktaturat, siç e quan ai qeverisjen e Edi Ramës, ikin vetëm me revolucion demokratik.

“Kjo pakënaqësi e madhe që ekziston do të vlojë një ditë dhe vlimi do të përvëlojë Edi Ramën. Presidenti e ka thirrur manifestimin sepse jemi para një grushti të shtetit, brenda shtetit, këto quhen grushte shteti brenda shtetit kur një pjesë e pushtetit, një degë e pushtetit, merr pushtetin e degëve tjera. Në këtë rast, faktikisht, pasi që ka marrë çdo institucion të vendit pa përjashtim, (Edi Rama) po merr edhe kompetencat e presidentit”, ka deklaruar Sali Berisha, në intervistë me gazetarin Xhevdet Pozhari.

Të fundit