Flash News

KRYESORE

Tubimi i Metës, reagon Spiropali: BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi

Tubimi i Metës, reagon Spiropali: BesëLikja është klithma e

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka cilësuar tubimin e thirrur sot nga presidenti Ilir Meta si një frikë nga besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës.

“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane! “, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Tubimi ku do të marrë pjesë edhe opozita jashtëparlamentare pritet të mbahet në orën 17.00.

Të fundit