Flash News

KRYESORE

Tubimi i presidentit kundër qeverisë, Topalli i kujton Metës kohën “pa qetësi dhe dashuri”

Pasditen e djeshme, u zhvillua në Tiranë manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Ndërsa paralajmëroi shpërndarjen e parlamentit duke i lënë afat deri në 15 mars, Meta firmosi dekretin para qytetarëve.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë përshëndetur thirrjen e Metës. Një ditë para tubimit, ish kryeparlamentarja dhe ish deputetja e PD, Jozefina Topalli është kthyer disa vite pas në kohë dhe ka publikuar në rrjetet sociale foton kur Meta e “kishte humbur qetësinë dhe dashurinë”.

Bëhet fjalë për vitin 2006 kur PD ishte në pushtet dhe Meta kreu i LSI në opozitë me PS. Siç duket edhe nga foto, Meta ka tentuar të sulmojë Topallin.

Ky moment ndodhi kur PS dhe PD arritën akordin për të përjashtuar partitë e vogla, të cilat nisën grevën e urisë në Parlament.

Ndërkohë, në tubimin e 2 marsit morën pjesë edhe PD e drejtuar nga Lulzim Basha dhe parti të tjera të opozitës jashtëparlamentare.

Të fundit