Flash News

KRYESORE

Tubimi i PS në Shkodër, Noka tregon pjesëmarrjen: Erdhën 200 autobuza, vetëm shkodranë nuk kishte

Tubimi i PS në  Shkodër, Noka tregon pjesëmarrjen: Erdhën

Në një lidhje direkte me studion e “Të pa ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ish-deputeti i PD Flamur Noka komentoi tubimin e PS sot në Shkodër dhe tensionet që pati  në qytetet gjatë protestës paralele të PD.

I pyetur nga gazetari Rakipi se sa njerëz kishte në tubimin e PS, Noka tha se erdhën 200 autobuza nga qytetet e tjera.

“Vetëm shkodranë nuk kishte, kanë ardhur 200 autobuza”, tha Noka.

Duke komentuar protestën, Noka tha se  ishte tërësisht paqësore, ndërsa shton se policia hodhi gaz lotsjellës ndaj qytetarëve pa asnjë shkak.

“Ka pasur të dëmtuar, të plagosur, një nga të dëmtuarit isha vetë. Ndëkohë që ka dhjetra të plagosur që kanë përfunduar në spital. U afrua kordoni policor dhe ata lëshuan direkt gazin në sy të zonjave. Thelbi i protestës të opozitës ishte që jemi në mbrojtje të dekretit, në mbrojte të kushtetutës.

Polica ka dëmtuar qytetarët pa asnjë shkak. Qytetarët më herët kishin njoftuar një marshim proteste”-tha Noka.

Të fundit