Flash News

KRYESORE

Tubimi i thirrur nga Meta më 8 dhjetor/ Majko: Nuk i takon presidentit të dalë nëpër Shqipëri e të bëjë miting

Tubimi i thirrur nga Meta më 8 dhjetor/ Majko: Nuk i takon presidentit

Ministri i Diasporës Pandeli Majko është kundër tubimit më 8 dhjetor, të njoftuar nga presidenti Meta. Në një reagim për mediat Majko thotë se nuk i takon presidentit ta bëjë një gjë të tillë. Ai shton se detyra e presidentit është që të ulë palët në dialog, e jo të bëhet palë.

“Nuk është koha për tubime, 8 dhjetori i takon një situate të caktuar. Presidentit i duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë. Nuk e kuptoj të dalë presidenti nëpër Shqipëri dhe të bëjë miting. Nuk di të ekzistojë ky precedent në vende të tjera perëndimore ku ne aspirojmë” tha Majko.

Kujtojmë se në 8 dhjetor presidenti Meta ka njoftuar mbajtjen e një tubimi me qëllim mbrojtjen e dekokracisë dhe kushtetutës.

“Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet”, theksonte Meta.

Të fundit