Flash News

KRYESORE

Tubimi më 2 mars, Meta: Përballje finale me puçistët, do jem në sintoni të plotë me qytetarët

Tubimi më 2 mars, Meta: Përballje finale me puçistët, do

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’  ka folur për tubimin që do të zhvillojë më 2 mars.

Meta e quajti tubimin një përballje finale me puçistët, referuar maxhorancës.

Presidenti shprehu siguri se do të jetë në një mendje me qytetarët, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të pranojnë që tu rrëmbehet e drejta kushtetuese e lirisë.

Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojnë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë.

Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t'i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t'i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje”, tha Meta.

Të fundit