Flash News

KRYESORE

Tundi dokumentin e Italisë, Paloka ironizon Tahirin: Vajzat para martesës “qepeshin” e varnin çarçafin

Tundi dokumentin e Italisë, Paloka ironizon Tahirin: Vajzat para

Ish-ministri Saimir Tahiri në një dalje për median ditën e sotme, tundi  dokumentin e  vendimit të Katanias për mbyllje hetimesh ndaj tij.

Veprimin e Tahirit e ka ironizuar deputeti demokrat Edi Paloka, duke bërë një paralelizëm me vajzat vite më parë, që për të treguar se ishin të virgjëra varnin çarçafin për të dëshmuar ndershmërinë.

Dikur, ruajta e virgjerise per femrat ka qene nje problem jo i vogel. Ka patur dhe zakone te tilla, qe pas nates se pare te marteses, çarçafet e gjakosur, duhej te vareshin ne vend te dukshem qe bota te kuptonte se nusja kishte dale e virgjer.

Virgjeria vazhdoi te ishte problem dhe gjate komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen.

Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur , kur ju vinte koha per tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca ku nuk i njihnin dhe gjithçka shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe carcafet e pergjakur.

Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjeter...

Nje baxhelle te tille sa e pame ne konference duke tundur carcafet perpara gazetareve”, shkruan Paloka në Facebook.

Tahiri gjatë daljes për media ditën e sotme u shpreh: “Prokuroria antimafias italiane regjistroi një hetim ndaj meje tre ditë më pas. Ky institucion i kërkoi tashmë gjykatës italiane pushimin e hetimeve për mua se nuk është i përfshirë në aktivitet të paligjshme. Sot kam vendimin e gjykatës. Jam i pafajshëm”.

Të fundit