Flash News

KRYESORE

“Tungjatjeta”, si mund të kontribuojmë për të zgjidhur problemet e këtyre fëmijëve në nevojë

Spar Albania ka dy vite tashmë që është bërë pjesë e programit social “Tungjatjeta”, me vullnetin dhe dëshirën për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Ky Program i inicuar nga World Vision Albania, ka për qëllim integrimin e fëmijëve me Aftësi Ndryshe.

Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që secili fëmijë nuk trajtohet në mënyrë të veçuar.

Pra në kuadër të këtij programi punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijën vetë, familjen dhe komunitetin.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që fëmija merr kujdesin shëndetësor, por kujdestarët ligjorë, familjarët, bashkëmoshatarët dhe anëtarë të tjerë të komunitetit bëhen aktorë kyç të planit të zhvillimit të fëmijës.

Ata konsultohen dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të këtyre fëmijëve.

Motoja e programi është “Ne duam t’u themi sot Tungjatjeta!”.

Spar Albania i ështëbashkuar kësaj nisme me kontributin e tij që prej vitit 2017 dhe vazhdon çdo ditë të mbështesë këtë kauzë humanitare, në shërbim dhe në mbrojtje të jetesës së të miturve, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi të hedhin hapat e parë drejt sëardhmessë tyre.

Uji si formë jete edhe për ata që s’kanë mundësi

Projekti po realizohet në disa forma.

Duke qenë se uji i pijshëm është jetë, Sparka vendosur qët’iu japë një jetë më aktivefëmijëve me aftësi ndryshe pikërisht nëpërmjet tij. Spar Albania ka ndërmarrë nismën për të personalizuar “Ujin Spar” dhe për këtë 5 lekë nga çdo shishe e shitur kanë shkuarnë mbështetje të këtij projekti.

Që prej tetorit 2017, janë shitur plot 93,982 shishe, duke grumbulluar një vlerë totale prej 469,910 lekësh të reja.

Kjo është një dëshmi se të gjithë bashkë, ne mund të bëjmë shumë për këta fëmijë në nevojë të Shqipërisë.

Një tjetër ndihmesë kundrejt kësaj kauze, ka qenë edhe ajo nëpërmjet paketave ushqimore. Duke dhuruar produktet e tyre, konsumatorët besnikë të Spar Albania, kanë dhuruar dhe vazhdojnë të dhurojnë ushqime në ndihmë të këtyre fëmijëve, duke mbushur kutitë e vendosura pranë çdo kase të dyqaneve Spar.

Për 2018-ën, janë mbledhur 135 paketa ushqimore, që korrespondojnë në një vlerë prej 634,500 lekësh të reja.

Gjithashtu, një tjetër formë ndihmese, është edhe vendosja e kutive të donacionit në çdo kasë tëMarketeve dhe Hipermarketeve Spar. Aty secili prej nesh mund të japë kontributin e tij në lekëpër lehtësimin e jetesës së tyre.

Këto donacione shkojnëpër terapinë zhvillimore të fëmijëve në fjalë. Një skuadër specialistësh si logoped, fizioterapist, psikolog, punonjës social, etj, i viziton vazhdimisht fëmijët në shtëpi dhe i jep terapinë e nevojshme.

Fondete mbledhura nën këtë kauzë në kutitë e vendosura në marketet e Spar, nga korriku 2017 deri në dhjetor 2018 kanë qenë 930,530 lekë të reja. Të ardhura këto që shkojnë për kurimin dhe përkujdesjen e përditshme të 36 fëmijëve.

Sepse buzëqeshja e një fëmije, vlen më shumë se çdo monedhë apo ushqim i dhuruar...

Grupi Blafin dhe të kompanitë e tij, pjesë e të cilave është edhe SparAlbania, janë të përkushtuara maksimalisht për t’i dhënë një vëmendje të veçantë çështjeve të përgjegjësisë sociale dhe nëpërmjet shoqatave dhe OJQ-ve të ndryshme, japin kontributin e tyre ndaj komunitetit, sikurse është edhe rasti në fjalë i bashkëpunimit ndërmjet Spa rAlbania dhe World Vision Albania.

Të fundit