Flash News

KRYESORE

Turi i llogaridhënies publike në Divjakë, Braçe dhe Ahmetaj nuk e marrin seriozisht

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj kanë vijuar turin e llogaridhënies publike në fshatrat Grabian dhe Gradishtë të Divjakës.

Përpos fjalimeve të tyre propaganduese, ku flitet se mbështetja e qeverisë për bujqësinë është më e madhja në 27 vite, në vlerën 93 milionë euro apo rimbursimi për fermerët kapi vlerën 22 milionë dollarë duket se veshja e përfaqësuesve të lartë të socialist nuk i shkon aspak përshtat temave të diskutimit.

Siç duket nga fotoja e mëposhtme, Braçe është shfaqur me një veshje mjaft sportive. Në të njëjtën linjë është edhe Ahmetaj, ndonëse ky i fundit ngjan pak më serioz se kolegu i tij socialist, për shkak të xhaketës.

Të fundit