Flash News

KRYESORE

Turi i Ramës për llogaridhënien, deputeti i PD: Është show, mbron veten dhe 6 zyrtarë të lartë  

Turi i Ramës për llogaridhënien, deputeti i PD: Është

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama se nis nga Tirana turin e llogaridhënies, siç e cilëson ai për të kuptuar më shumë nga puna dhe cilësia e secilit ministër e zyrtar me post shtetëror.

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar i PD, Edmond Spaho e ka cilësuar këtë nismë si një show i radhës i kryeministrit.

Sipas Spahos, nëse Rama e donte vërtetë vettingun, atëherë s’do të emëronte Arta Markun në krye të prokurorisë së përgjithshme pa e kaluar më parë në ‘sitën’ e vettingut. Deputeti i PD shton se drejtësia e Ramës është për të mbrojtur vetën dhe 6 politikanë të tjerë, përfshirë edhe Tahirin.

“Rama filloi sot turin e "llogaridhënies publike". Nje farse e vertete!!! Mjaft ti referohesh gjuhes me te cilen foli sot dhe kupton qe e sheh vehten si ne vitin 2013 dhe jo qe qeveris prej pese vitesh. Rama qytetaret i perdor per show, llogarite e verteta i jep te krimi. Qytetaret i do per vota, sherbimin e ka per oligarket. Qytetaret i do te paguajn taksa per tja dhene me pas miqve dhe financuesve te tij. Droge, krim, korrupsion dhe 0 premtime te mbajtura eshte bilanci 5 vjecar i Edi Rames.

Vetingu?! Aq shum e do Rama sa prokuroren e pergjithshme e zgjodhi pa veting. Drejtesia e Edi Rames eshte mbrojtje per Tahirin, Beqajn, Gjiknurin , Ahmetajn, Dakon, Sejdinin dhe veten e tij dhe ndeshkim politik per kukesianet qe nuk paguajne dot taksen korruptive te rruges se Kombit.

Sa do te perpiqesh Edi Rama nuk i hedh dot me hi syve qytetareve. Protesta ne Kukes, ato te biznesit te vogel, protesta e artisteve, protestat kunder inseneratoreve, ato te naftetareve tregojne qe durimi i qytetareve ka sosur dhe fundi yt po vjen me shpejtesi”, shkruan Spaho në facebook.

Të fundit