Flash News

KRYESORE

Turisti i parë në Hënë do të jetë një miliarder japonez

Turisti i parë në Hënë do të jetë një

Miliarderi japonez Yusaku Maezewa është personi i cili ka blerë biletën e parë turistike për në Hënë  dhe mund të udhëtojë bashkë me 8 artistë të tjerë në 2023.

Lajmi është bërë i ditur në sajtin zyrtar të SpaceX, ku janë dhënë edhe disa detaje për fluturimin, në të vilin do të jetë i pranishëm edhe themeluesi i saj Elon Musk.

Japonezi 42-vjeçar do të jetë udhëtari i parë në një super raketë Big Falcon Rocket (BFR) që ndërmarrja kaliforniane do të ndërtojë në një stabiliment në Los Angeles dhe burri i parë që do të mbërrijë në Hënë pas 1972, vit në të cilin ishte misioni i fundit amerikan i programit Apollo.

Për këtë privilegj ai ka paguar një shumë të madhe parash që nuk është bërë publike dhe udhëtimi për artistët do të jetë falas.

Në planet e Musk është edhe projekti për një udhëtim në planetin Mars.

Të fundit