Flash News

KRYESORE

Turisti polak rrëzohet në Theth, ish-deputeti i Shkodrës: Shkoi me barelë, por nuk gjeti mjek në urgjencë

Turisti polak rrëzohet në Theth, ish-deputeti i Shkodrës: Shkoi

Banorë të zonës dhe policia u angazhuan mbrëmë në Theth për të gjetur një turist polak që u rrëzua nga maja e Harpit.

I lënduar në gjymtyrë, ai u dërgua me barelë në urgjencë, por ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka zbardhur prapaskenat se i riu nuk gjeti shërbim mjekësor për shkak të mungesës së doktorit.

“KUR MENDON VEC PER KARRIGE

Ky turist ne Theth eshte transportuar me barrele nga banoret e zones mbreme per shkak te nje urgjence mjeksore. Mungesa e mjekut si per banoret ashtu edhe per turistet prodhon situata te tilla si ne mesjete. Halli i karriges se vet nuk po kushton vetem sakrifikimin e drejtoreve socialiste ne Shkoder, qe po e pranojne se jane te paafte duke zbatuar nje urdher psikopatik e antiligjor, por cdo qytetar te ketij vendi a te huaj qe vjen ta vizitoje, pa patur vemendjen bazike te sigurise, ate te shendetit!”, shkruan Spahia.

Të fundit