Flash News

KRYESORE

Turizëm me gurore/ Rama e përfshinë te ‘100 fshatrat’, Gjiknuri jep leje për nxjerrjen e gurit

Turizëm me gurore/ Rama e përfshinë te ‘100

Pak kohë më parë qeveria publikoi listën me 100 fshatrat të cilët do të jenë pjesë e një program të integruar 4 vjeçar që synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale. Programi parashikon ndërhyrjet me investime për përmirësimi e infrastrukturës publike në këto fshatra, zhvillimi ekonomik të tyre nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike si dhe zhvillimin e kapitalit social dhe njerëzor.

Qëllimi i programit është përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale. Mes fshatrave të përzgjedhur është edhe Kanina, pjesë e qarkut të Vlorës.

Por teksa qeveria parashikon zhvillimin e turizmit në Kaninë, Ministria e Transporteve dhe Energjisë ka miratuar së fundmi dy leje të cilat shkojnë në drejtim të kundërt me angazhimin për shtimin e turistëve në fshatin në fjalë.

Ministria e drejtuar nga Damian Gjiknuri ka miratuar dhënien e dy lejeve minerare për nxjerrjen dhe përpunimin e gurit gëlqeror. Vlera e parashikuar e investimit arrin në 58 milion lekë ndërkohë që të dyja lejet do të operojnë në zonat minerare të Kaninës.

Leja e parë i është dhënë shoqërisë “Beauty of Albania”, e cila pritet të investojë 33 milion lekë ndërsa leja e dytë është dhënë për shoqërinë ‘Vamel”, e cila pritet të investojë 25 milion lekë.

Gara për këto 2 zona minerare u shpall në muajin prill të këtij viti.

Të fundit