Flash News

KRYESORE

Turizmi në kohë pandemie, Ahmetaj propozon hapje me Kosovën e Maqedoninë e Veriut

Turizmi në kohë pandemie,  Ahmetaj propozon hapje me Kosovën e

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj beson se këtë vit turizmi detar do të ecë, duke përmendur moton e qeverisw në situatën e pandemisë: Kujdes po, frikë jo.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Ahmetaj propozoi që Shqipëria të hapet për Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Ne do kemi besoj turizëm këtë verë dhe duhet të jemi të kujdesshëm, por jo të frikësuar. Të hapemi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Turizmi nuk është numra këtë verë, se sa do vijnë por e shoh te relaksimi psikologjik që duhet të ketë terreni ekonomik.

Unë besoj që tani duhet të kalojmë drejt një plani të rimëkëmbjes së ekonomisë, që ka dy shtylla, reformimin në shumë sektorë dhe projekte në infrastrukturë dhe energji. Publiku ta dijë se kryeministri ka nisur hartimin e një plani të rimëkëmbjes ekonomike”, tha ministri.

Të fundit