Flash News

KRYESORE

Turizmi/ Tare: Ministri s’mund të shkojë te turistët me mollë me vete. Mbrohet Klosi

Turizmi/ Tare: Ministri s’mund të shkojë te turistët me

Ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare u shfaq kritik sa i takon standardeve të turizmit në Shqipëri. Në emisionin “Opinion”, ia i tha ministrit të Turizmit, Blendi Klosi se nuk mund të shkojë të vizitojë në spital çdo turist të dëmtuar.

“Ndoshta para ca ditësh ra dikush në Librazhd, shkoi ministri e takoi, mirë bëri, etj, etj. Bota i ka zgjidhur këto çështje se s’mund të shkojë ministri nëpër spitale me mollë me vete duke takuar turistët, se turisti e para duhet të ketë siguracion. E dyta, ka standarde, çdo budalla nga Europa nuk mund të futet nëpër kanione si të dojë dhe të ngrihet shteti me helikopter ti nxjerri. Jo. Ka disa standarde. Ka kritere, rregulla të caktuara. Ti s’hyn dot në kanionin e Holtës, psh pa guidë të licensuar vendase. I ka përcaktuar bota këto, ky është standardi..”, theksoi Tare.

Ministri u mbrojt duke thënë se takimi i tij me turistët spanjollë dhe dhurimi i luleve ka pasur impakt pozitiv. “E para ai ishte një ndërtim pa leje, ka qenë në proces legalizimi po ai ndërtim nuk do legalizohej. Edhe pse ka qenë djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist nuk është legalizuar. Mos u merrni me lulet e mia, lulet kanë patur një impakt tejet pozitiv… Ai njeri tani është bërë ambasadori më i mirë për Shqipërinë. Ajo që na duhej neve ishte që shteti të reagonte. Jo të shpresonte të mos dilte video. Unë nuk e dija se cfarë familje ishte, as se kush ishte ai zotëria”, përfundoi Klosi.

Të fundit