Flash News

KRYESORE

Turjan Hyska braktis ‘Vizion Plus’ për një tjetër televizion, së shpejti me një emision të ri

Turjan Hyska, është padyshim një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar.

I shfaqur fillimisht si këngëtar, pjesë e grupit “Produkt 28”, Turi shumë shoejt ndërroi ‘korsi’, duke u bërë pjesë e televizion si producent dhe moderator emisionesh në ‘Vizion Plus’.

Një muaj më parë, ai e deklaroi të mbyllur emisionin e tij të mbrëmjes “Oktapod”, përmes një statusi në Instagram.

Por, pas mbylljes së emisionit të gjithë u bënë kuriozë ku do ta shohim tani e tutje Turin. Siç duket moderatori do ta braktisë Vizion Plus dhe do të fillojë punë në një televizion tjetër.

Burime pranë "Xing.al" bëjnë të ditur se Turi do ta fillojë emisionin e ri në ekranin e televizionit Klan Plus, pjesë e gjigantit mediatik Klan. Detaje të tjera mbi emisionin nuk janë bërë ende të ditura.

Të fundit