Flash News

KRYESORE

Turku nuk pranon ndarjen, kërcënon me armë ish-gruan nga Kavaja

Turku nuk pranon ndarjen, kërcënon me armë  ish-gruan nga Kavaja

Një shtetas turk është nën hetim nga Policia e Kavajës, pasi ka kërcënuar me armë përmes rrjeteve sociale ish-bashkëshorten e tij, banuese në Kavajë.

Bëhet fjalë për shtetasin I.Y 36 vjeç, banues në Turqi, i cili para pesë ditësh, ka kërcënuar përmes fotove me armë ish-gruan e tij, V.X. 33 vjeçe banuese në Kavajë.

Kjo e fundit ka bërë kallëzim në polici për rastin.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.Y, vjeç 36, banues në Turqi, pasi dyshohet se më datë 20.07.2017, nëpërmjet rrjetit social i ka dërguar mesazh kërcënues me foto pistolete, ish bashkëshortes V.X, vjeç 33 banuese në Kavajë. Neni 84 i Kodit Penal.

Të fundit