Flash News

KRYESORE

“Turp i madh, kryeministri lyp vota me tuta”, qytetari i ankohet aleatit të Bashës në Fushë-Arrëz

“Turp i madh, kryeministri lyp vota me tuta”, qytetari i ankohet

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka zhvilluar sot një takime me qytetarë në Fushë-Arrëz në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale aleati i Bashës pyet një banorë të zonës se si i duket kryeministri Rama? Qytetari i përgjigjet Ndokës dhe thotë se Rama nuk e meriton të jetë kryeministër pasi shkon qytet më qytet me tuta dhe kërkon vota.

“Edi Rama më duket burri më i lodhun që mund të ket qenë kryeministër në Shqipëri. Askush si ka parë gje të mirë këtij, përveç hajdutëve.

Turpi më i madh me dalë një kryeministër me dalë me tuta dhe me lyp vota, ky s’meriton gjë tjetër veçse me e rras në birucë të burgut” thotë qytetari.

“Ja çfarë thotë Mark Shpendi per Edi Ramen, në Fierzë, të Bashkisë Fushe Arëz” shkruan Ndoka.

 

Të fundit