Flash News

KRYESORE

Berisha: Nëse Trump sulmon Korenë e Veriut, Shqipëria e para që do e mbështesë

Berisha: Nëse Trump sulmon Korenë e Veriut, Shqipëria e para

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur kundër votës së Shqipërisë në OKB sa i përket  shpalljes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Teksa konsideron turp qëndrimin e Shqipërisë, Berisha thekson rolin e rëndësishëm të SHBA-ve në Lindjen e Mesme. “Po mos të jenë Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme s’do ishte kurrë kjo që është’, u shpreh Berisha.

Më tej ai shton se nëse presidenti amerikan Donald Trump sulmon Korenë e Veriut, Shqipëria do jetë e para që do ta mbështesë.

"U them shqiptarëve një gjë po të mos jenë SHBA-të,  Lindja e Mesme s’do ishte kurrë kjo që është dhe ndoshta luftë botërore do të kishte. Pas anëtarësimit në NATO kemi përcaktuar do votohet çdo rezolutë si SHBA-ja, po ju them prerë se nëse Trump sulmon Korenë e Veriut Shqipëria të jetë ndër vendet e para që e mbështet, fati i kësaj bote pa SHBA nuk ka asnjë të garantuar, ata nuk lëkunden, nuk hyjnë në vrima miu. Nëse nuk ta tha Donald Lu ta ka thënë Donald Trump", u shpreh Berisha. 

Të fundit