Flash News

KRYESORE

Turqi: Statusi në instagram i kushtoi titullin “Mis Turqia” Etir Esen

Pasi kanë zbuluar njërin prej statuseve të saj në Facbook, organizatorët e spektaklit Mis Turqia, marrin vendimit t’i heqin titullin e Mis-it Etir Esen.

Itir Esen, 18 vjeçe, ka shkruar një status në korrik për grushtin e shtetit duke krahasuar ciklin e saj menstrual me gjakun e "martirëve". Organizatorët e spektaklit e quajtën këtë status të "papërshtatshëm" dhe konfirmuan vendimin për t'ia hequr titullin vetëm pak orë pasi ajo kishte fituar. Spektakli u organizua të enjten dhe të premten orgnaizatorët bënë publik vendimin. Esen shkroi në Instagram që ai nuk ishte një status politik, por pak vlerë ka. Miss Turqia u shpall shoqëruesja e parë, Asli Sumen.  Postimi që i kushtoi çmimin e madh, është shkruar për vitin e parë të kujtimit të grushtit të shtetit më 15 korrik.

"Jam me perioda këtë mëngjes për të kujtuar ditën e martirëve. Po e kujtoj ditën duke derdhur gjak si një simbol i gjakut të martirëve", ishte statusi i saj.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i quan "martirë" ata që ranë duke i rezistuar grushtit të shtetit.

Esen nuk është Miss Turqia e parë që përfshihet në një çështje politike. Ish-Miss Turqia, Merve Buyuksarac u akuzua që kishte "fyer" Erdoganin. Asaj iu dha një dënim me 14 muaj burg  për një poemë satirike që kishte shpërndarë, por më pas vendimi u pezullua.

Buyuksarac, që fitoi Miss Turqinë në 2006-ën, gjithashtu është proceduar për të njëjtën akuzë në vitin 2015. Në atë kohë Erdogan nxori shumë dënime kundër njerëzve që ai pretendonte që e kishin fyer. Më pas i tërhoqi duke thënë që ishte frymëzuar nga shpirti i unitetit pas grushtit të shtetit.

 

Të fundit