Flash News

KRYESORE

Turqia çon ndihma në Itali dhe Spanjë, bën dhe një shënim mbi pakot e dërguara

Turqia ka dërguar produkte të ndihmës mjekësore në Spanjë dhe Itali, në dy shtetet me bilance tragjike viktimash dhe të prekurish nga koronavirusi. Sipas Agjencisë së Lajmeve Anadolu, një avion ushtarak me mallra është nisur nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.

Ai është ngarkuar me mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe dezinfektues antibakteriale të cilat janë të prodhuara në vend.

Mbi këto pako, është vënë një shënim që ka rënë në sy, një letër ku është shkruar në gjuhën italiane dhe spanjolle një shprehje e poetit dhe dijetarit turk Xhelaludin Mevlana (Rumi).

“Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell.”

Avioni i nisur me ndihmat e Turqisë nga Ankaraja fillimisht do të shkojë në Spanjë dhe më pas nga aty në Itali.

Të fundit